Seanca e sotme plenare nisi me mbajtjen e një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra në krye të detyrës në sallën e gjyqit.

Kryeparlamentari Niko Peleshi vlerësoi figurën e gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja i cili u vra tre ditë më parë në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit.

Astrit Kalaja u qëllua për vdekje nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, mesditën e 6 tetorit, në ambjentet e Gjykatës së Apelit. Elvis Shkambi, Gjon Shkambi dhe Banush Koxhaj, u lanë në burg.

Top Channel