Mashtim me faturat e energjisë në Durrës, shpallen në kërkim dy persona

09/10/2025 14:42

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi kanë përvetësuar para nga pagesat e energjisë elektrike të shtetasve të tjerë.

Në kërkim janë shpallur shtetasit me iniciale Xh.Z., 34 vjeç dhe Xh.z., 33 vjeçe, banues në Durrës.

Sipas uniformave blu, paratë nuk janë arkëtuar në llogarinë e subjektit privat ku janë të punësuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh shpallën në kërkim shtetasit Xh. Z., 34 vjeç dhe Xh. Z., 33 vjeçe, banues në Durrës, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit kanë përvetësuar paratë e pagesës së energjisë elektrike të shtetasve të ndryshëm, duke mos arkëtuar lekët në llogari të subjektit privat ku janë të punësuar. Punohet për kapjen e 2 shtetasve”, thuhet në njotimin e policisë.

Top Channel