
Algjeria ka arritur një fitore të rëndësishme jashtë fushe, duke mundur Somalin 0-3 dhe duke prerë biletën për në Botërorin “SHBA-Meksikë-Kanada 2026”.
Golat për ekipin e “Shqiponjave” u shënuan nga Amoura në minutat 6’ dhe 57’, si dhe nga Mahrez në minutën e 19’.
Me këtë fitore, Algjeria shkon në kuotën e 22 pikëve në Grupin G, 4 më shumë se Uganda, vendi i dytë, dhe siguron automatikisht kualifikimin për në Botërorin 2026, edhe pse ka mbetur një ndeshje për të luajtur. Kjo do të jetë hera e parë e Algjerisë në një Kampionat Botëror që nga viti 2014.
Ky është kualifikimi i 20-të i konfirmuar për Kampionatin Botëror:
Amerika e Veriut: Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika (të tre vendet organizatore).
Azia: Japonia, Australia, Irani, Uzbekistani, Koreja e Jugut dhe Jordania.
Afrika: Maroku, Tunizia, Egjipti dhe tani Algjeria.
Amerika e Jugut: Argjentina, Brazili, Ekuadori, Uruguai, Paraguai dhe Kolumbia.
Oqeania: Zelanda e Re.
Algjeria shkon në Botëror me një formë të jashtëzakonshme dhe pret sfidat e fundit të Grupit G pa presion.
Top Channel