
Një rasti i tentativës për kontrabandë mallrash në drejtim të Kosovës është goditur nga policia në Morinë.
Policia njofton se në dalje të territorit të Shqipërisë, u ndaluan për kontroll të detajuar dy automjete, një furgon me drejtues shtetasin B. L., 52 vjeç, dhe një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F. M., 55 vjeç, të dy banues në Kukës.
Në automjetin e drejtuar nga F. M. u gjetën 1006 kuti me medikamente mjekësore, 41 000 tableta, 2 194 celularë.
Ndërsa në furgonin me drejtues B. L. u gjetën, 62 thasë me duhan, me peshë totale 930 kg.
Uniformat blu bëjnë më dije se mallrat nuk ishin të deklaruar, por mësohet se vlera total e tyre është rreth 54 350 000 lekësh, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me të dy automjetet.
Në përfundim të veprimeve hetimore, të dy shtetasit u arrestuan në flagrancë për veprat penale, kontrabanda me mallra që paguhet akcizë dhe kontrabanda me mallra të tjera.
Top Channel