QTU feston 20 vite, ditëlindja e qendrës së parë tregtare në Shqipëri shoqërohet me oferta

09/10/2025 20:16

QTU, qendra e parë tregtare në Shqipëri, feston 20-vjetorin e saj, duke shënuar dy dekada si një pikë referimi për blerjet dhe argëtimin për të gjithë familjen.

Nga hapja e Qendrës Tregtare Univers në vitin 2005, Shqiptarët anembanë vendit krijuan një lidhje të gjatë me atë qe është destinacioni i parë i blerjeve i një standardi ndërkombëtar.

Nga dyqanet dhe restorantet deri te argëtimi dhe aktivitetet familjare të gjitha nën një ndalesë, QTU mirëpret mbi 8.2 milionë vizitor në vit.  QTU ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm  në prezantimin e markave dhe koncepteve moderne në industrinë e shitjeve me pakicë, si dhe duke organizuar mijëra evente.

“QTU hapi dyert 20 vite më parë, solli me vete një epokë të re, një kulture të re konsumi dhe përjetimesh sociale. Një dimension ndërkombëtar që prezantoj/themeloj konceptin e qendrës tregtare në vendin tonë, por që u shoqërua me origjinalitetin dhe pasionin e kohës për të sjell ndryshim. Këto 2 dekada kanë dëshmuar një qendër që vijon të përcjellë ritëm, zhvillim, një përvojë të plotë në blerje, socializim e argëtim në një vend të vetëm”, tha Joana Korimi-Drejtoreshë e Marketingut ACREM.

Në këtë përvjetor jubilar, QTU ka përgatitur një program festiv që nis me uljet deri 70% nga data 10-12 tetor në dyqanet e qendrës e deri tek shpërblimi i besnikërisë së vizitorëve me një surprizë që simbolizon energjinë e re dhe lëvizjen përpara, një makinë te 2025 Volkswagen ID.3.

“Është një moment i çmuar, një përvjetor historik që do të përcillet me shumë përfitime në blerje, me uljet e mëdha që do të hapur siparin e këtij muaji festiv… dhurata e madhe dhe shumë momente të tjera do ta shënojnë të paharrueshëm këtë përvjetor. Festa do të nisë me ulje deri në -70% nga datat 10 – 12 tetor në të gjitha dyqanet e qendrës. Vlen për tu përmendur dhe Festa e Madhe e Tullumbaceve më 12 Tetor, në 18:00 që do të bëjë bashkë të madh e të vogël për të marr gëzimin e balonave ku përveç atmosferës fantastike, do të shpërndahen kupona uljesh të dedikuara”.

Teksa feston këtë moment të rëndësishëm, QTU, pjesë e grupit Balfin, premton se do të vazhdojë udhëtimin e saj si një hapësirë e besueshme për blerje, argëtim dhe përvoja të përbashkëta për shumë vite që do të vijnë, me kujtime edhe më të bukura

 

Top Channel