Presidenti Begaj për marrëveshjen Izrael-Hamas: Hap i rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme

09/10/2025 10:51

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti sot marrëveshjen Izrael-Hamas të shpallur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.

Presidenti Begaj e vlerësoi këtë arritje, që është faza e parë e planit të Presidentit Trump për paqen, si një “hap të rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë, ndërprerjes së armiqësive dhe lirimit të pengjeve”.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Presidentit Donald J. Trump për kontributin dhe përkushtimin e tij në arritjen e këtij procesi historik për paqen, ndërsa shprehu besimin se dialogu dhe mirëkuptimi mbeten rruga e vetme drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Arritja e marrëveshjes së fazës së parë të planit të paqes midis Izraelit dhe Hamasit, një hap i rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë, ndërprerjes së armiqësive dhe lirimit të pengjeve.

Vlerësoj rolin e Presidentit Donald J. Trump për kontributin dhe përkushtimin e tij në arritjen e këtij procesi historik për paqen.

Besoj se dialogu dhe mirëkuptimi mbeten rruga e vetme drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme”, shprehet Begaj.

Top Channel