
Një 17-vjeçar në Vlorë është vënë nën hetim penal, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në ambientet e shkollës ku studion, iu gjet një mjet prerës (thikë).
Kontrolli u krye në praninë e oficeres së sigurisë së institucionit arsimor, ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori, ku është regjistruar procedimi penal ndaj të miturit.
Në njoftimin e policisë thuhej:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. R., 39 vjeç, banues në Himarë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 5 doza me lëndë narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në prani të oficeres së sigurisë së shkollës ku studion, iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin P. D., 69 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi A. A., 45 vjeç, se ky shtetas e ka kanosur me fjalë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin P. N., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi L. S., 62 vjeç, se për motive të dobëta, ky shtetas e ka kanosur me fjalë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel