
Megjithëse ishin parashikuar 10 orë debat për katër rezoluta në rendin e ditës, seanca u mbyll vetëm pas dy orësh dhe ku në asnjë moment nuk u diskutua për këto rezoluta.
Demokratët bënë përgjegjës shumicën për ngjarjet kriminale në vend, duke iu referuar edhe vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
Disa herë gjatë 120 minutave ata morën fjalën për procedurë për të hedhur akuza ndaj qeverisë, ëka bëri që kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla të kërkonte hedhjen në votim të pikave të rendit të ditës.
As përpjekja e kreut të Kuvendit Niko Peleshi, i cili fillimisht kërkoi 10 minuta pushim, nuk e ndryshuan rrjedhën e seancës parlamentare dhe pas rifillimit, deputetët socialistë votuan me 76 vota pro katër rezolutat.
Rezolutat
Raporti i veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2024.
Raport i veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024.
Raport i veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për vitin 2024.
Raport vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2024.
Top Channel