
Janë zyrtarizuar kandidatët për drejtimin e SPAK, pas përfundimit të afatit për dorëzimin e dokumentacionit për kandidaturat për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi janë zyrtarisht kandidatët për drejtimin e SPKA.
“Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon:
Klodian Braho
Elvin Gokaj
Doloreza Musabelliu
Adnan Xholi”-njofton KLP.
Kreut aktual të SPAK, Altin Dumanit i përfundon mandati si kreu i Prokurorisë së Posaçme më 19 dhjetor të këtij viti.
Top Channel