
Gjykata caktoi sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për tre të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Avokati i autorit, Kujtim Ibraj në një prononcim për mediat tha se klienti i tij, Elvis Shkambi ka shfaqur pendesë dhe se i ka kërkuar falje familjes së Astrit Kalasë.
Në lidhje me armën e përdorur, avokati tha ‘armën e ka pa leje. Ka hyrë në borxhe për këtë gjyq’.
“Elvis Shkambi shpalli falje publike për vrasjen e Astrit Kalasë. Ka vuajtur shumë sa i takon çështjeve civile, ka hyrë në shumë borxhe për shkak të një kalvari të gjatë. Tronditja ka qenë për shkak të vendimit të dhënë, duke qenë se do rikthehej edhe njëherë çështja në fillim.
Arma nuk ka qenë me leje, por Shkambi pretendon se ka punuar në disa institucione. Ai kaq deklaroi në seancë. Duhet ti kërkojmë falje familjes Kalaja, ka kërkuar falje për dy të plagosurit dhe për gjyqtarin. Është goditur një gjyqtar, është i pajustifikueshëm, gjyqtari dhe prokurori janë në zbatim të ligjit nuk mund të vriten dhe unë besoj se kjo kambanë alarmi do jetë edhe për sistemin e drejtësisë, që s’duhet të arrijnë në zvarritje të tejskajshme.
Nuk ka prova që Gjon Shkambi është shtytës në këtë ngjarje. Në momentin e ngjarjes ai nuk ka pasur dijeni që nipi i tij do kryente aktin.”, tha avokati.
Top Channel