Zgjedhjet në Tiranë/ Ermal Hasimja heq dorë nga kandidimi, mbështet Binaj: Procesi u mbyll. Do t’i kthehem jetës sime të mëparshme

08/10/2025 08:19

Ermal Hasmija ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se ka hequr dorë nga kandidimi për postin e kryebashkiakut të Tiranës.

Me anë të një postimi në Facebook, Hasimja shkruan se nga dita e nesërme do i rikthehet jetës së tij të mëparshme, duke i uruar suksese kandidatit të pavarur dhe shumë të përfolur së fundmi.

Ai shton më tej se do të vazhdojë të bëjë punën e tij si arsimtar me brezat e rinj, ndërsa I uroi suksese Florian Binaj si kandidat i opozitës për zgjedhjet lokale në Tiranë.

Reagimi:

Para pak ditësh paraqita dëshirën për të qenë kandidati i një opozite të bashkuar për Tiranën tonë. Procesi u mbyll. I uroj suksese Florian Binajt dhe e mbështes plotësisht për të mirën e qytetit tonë dhe kryeqytetit të vendit.

Nesër i kthehem jetës sime të mëparshme. Do të vazhdoj të bëj punën time si arsimtar me brezat e rinj, në studio televizive e media të tjera dhe nëse një ditë krijohen kushtet e duhura edhe në angazhime politike që përputhen me parimet në të cilat besoj.

Nxitja dhe inkurajimi i papritur e befasues që mora nga qindra të njohur e të panjohur më tregon se ashtu si dhe unë shpresa pret ditën e saj për t’u rishfaqur.

Top Channel