Rama takim me kryebashkiakun amerikan, Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork

08/10/2025 15:14

Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri, kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams.

Në një prononcim për mediat, kreu i qeverisë u shpreh se po bëhen përpjekje për të vendosur linjën e fluturimit direkt me Nju Jork-un.

Ndër të tjera, Rama tha se kryebashkiaku amerikan ka shprehur dëshirën të takojë ministren virtuale Diellën.

Është kënaqësi sot që të jem këtu së bashku me një mik të kahershëm, një mik që kam pasur privilegjin ta njoh falë lidhjeve të tij shumë të forta me komunitetin shqiptar në New York, dhe pas një premtimi të përsëritur disa herë, kryetari i bashkisë së New York-ut, z. Adams, më në fund erdhi në Shqipëri për të vizituar Shqipërinë, për të parë nga afër një vend për të cilin sigurisht ka dëgjuar shumë nga miqtë e tij shqiptarë, por edhe nga unë, dhe natyrisht për të diskutuar së bashku për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin dhe, duke qenë se kryetari i bashkisë ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të New York-ut me vende të tjera, për të parë mundësinë e nxitjes, e një nxitjeje ekstra në përpjekjen që ne po bëjmë për vendosur fluturimin direkt me New York-un dhe duke qenë ai shumë i interesuar për teknologjinë, ka shumë dëshirë që të takohet edhe me Diellën“, u shpreh Rama.

Top Channel