
Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, deputetja Brunilda Mersini do të jetë e para grua pretendente për të drejtuar Bashkinë Vlorë.
Prezantimi i Mersinit u bë nga drejtuesi politik i PS, Bledi Çuçi, përmes Asamblesë së vogël të Partisë Socialiste, me pjesëmarrjen e deputetëve të qarkut dhe strukturave socialiste.
Pas takimit me strukturat socialiste, drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Bledi Çuçi, e cilësoi kandidaten Mersini, si zgjedhjen që Vlorës do t’i sjellë vizionin e duhur.
Gjatë prononcimit të saj, kandidatja Brunilda Mersini e cilësoi si një privilegj dhe përgjegjësi faktin që është kandidatja e parë grua për Bashkinë e Vlorës. Ajo theksoi vendosmërinë për ta bërë Vlorën qytetin që vlonjatët meritojnë.
Kandidatja Mersini, theksoi angazhimin maksimal për të ndërtuar një bashki më efikase, më transparente dhe më pranë qytetarëve.
Top Channel