
Është identifikuar dhe arrestuar një 23-vjeçar, i cili dyshohet se nxiste një 13-vjeçar për të vjedhur.
Uniformat blu bëjnë me dije se janë proceduar tre persona, i mituri që vidhte, dhe dy persona të tjerë, që blinin produktet e vjedhura. Sakaq janë sekuestruar 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura.
Njoftimi:
Identifikohet dhe arrestohet një 23-vjeçar që nxiste një 13-vjeçar, për të vjedhur.
Vihen në hetim 13-vjeçari, autor i dyshuar i një sërë vjedhjesh në kryeqytet, si dhe 2 shtetas të tjerë që i blinin të miturit, sendet e vjedhura.
Sekuestrohen 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura.
Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të vjedhjeve, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin “Influenca”, në kuadër të të cilit:
-u arrestua shtetasi J. K., 23 vjeç, banues në Tiranë;
-u proceduan në gjendje të lirë dy 13-vjeçarë dhe shtetasi Sh. M., 48 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi J. K. nxiste në mënyrë të vazhdueshme, njërin prej 13-vjeçarëve të proceduar, për të kryer vjedhje, ndërsa i mituri tjetër dhe shtetasi Sh. M. përvetësonin sendet e vjedhura.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel