“Nuk ka shërim pa reformë të thellë për pronat”, kreu i shoqatës “Tirana” në homazhet e gjyqtarit të vrarë: Duhet të merret seriozisht nga qeveria!
08/10/2025 15:42
Kreu i shoqatës “Tirana” Ruzhdi Keçi mori pjesë në homazhet në nderim të gjyqtarit të vrarë dy ditë më parë në sallën e gjyqit, Astrit Kalaja.
Në një deklaratë për Top Channel jashtë Pallatit të Kongreseve, Keçi tha se në emër të shoqatës “Tirana” i bën thirrje qeverisë dhe parlamentit ta marrin seriozisht këtë çështje.
Pa një reformë të thellë tha ai, kjo nuk do të ketë shërim kurrë.
“Erdhën në shenjë nderimi. Si një detyrim nga Shoqata “Tirana”, e cila për këtë kauzë që iku, ka kohë që rropatet vetë gjithë anëtarët e shoqatës.
Me këtë rast i bëjmë thirrje qeverisë, parlamentit, ta marrin më seriozisht këtë. Pa një reformë të thellë, kjo nuk do të ketë shërim kurrë”-u shpreh Ruzhdi Keçi.
Top Channel