
Që të kemi siguri ushqimore, bujqësia shqiptare duhet të ndryshojë qasje jo vetëm në mënyrën e prodhimit, por mbi të gjitha edhe të kontrolleve zyrtare që duhet të nisin nga fermë, e më pas të përfundojë në raftet e marketeve.
Në Shqipëri frutat dhe perimet po rriten me kimikate të rrezikshme dhe fajin për këtë nuk e kanë vetëm fermerët, por edhe vetë inspektorët e ushqimit . Që shqiptarët të ushqehen me produkte të sigurta dhe me shije, Ministria e Bujqësie sipas eksperteve të këtij sektori duhet të ndryshojë politikën e kontrolleve ushqimore.
“ Ne ende nuk po krijojmë sisteme, po rendim pas pasojave dhe nuk meremi me shkaqet. Shakeqet eleminohen duke ndërtuar sistemin e integruar të sigurisë ushqimore dhekëtu kam parasysh fermerët, laboratorët trëgjet dhe industritë përpunuese. Fenoment që ndodhin nuk janë gjithmonë papërgjegjshmëri e fermerëve, por janë në radhë të parë e mungesës së informacioneve që ato kanë”, shprehet Alban Zusi, ekspert bujqësie.
Tre vite më parë Ministria e Bujqësisë, bëri pjesë të saj librin e fermerit duke e promovuar si një gjetje që do të rriste sigurinë ushqimore, ku rregulli e kërkon që çdo fermerë në këtë libër të shënojë emrin dhe datën e preparateve bujqësore. Por ky vet deklarim që në shumë raste nuk është I sinqerti nuk e rriti aspak cilësinë e prodhimeve, sepse kjo fundit nuk mund të vetëm lihet në ndërgjegjen e fermerëve.
“ Ne kemi dy sherre në kërë rast, ose dy këqija e para me preparatet e ndaluara që futen me ccantë dhe e dyta me mosrespektimin e karencës, ku në librin e fermerit e shënojnë datën që dua,dhe kjo e bën të vështirë gjetjen“, ka deklaruar Zef Gjeta, ekspert bujqësie.
Gjatë sezonit bujqësor bujku gabon, së pari duke i rritur perime me kimikate të rrezikshme dhe duke i shitur ato para kohe.
“Sistemi duhet të ishe I tillë që agronomi I bashkisë I drejtorisë së bujqësisë, duhet të shkojë në vend, nuk bëhet me bujqësia duke dërguar foto dhe duke shkuar me gjethe, pra duhet të lëshojë një recetë, e më pas ëhstë farmacisti bujqësorë ai që duhet të ekzekutojë recetën e shkruar“, ka shtuar ai.
Lajmet jo të mira nga Kroacia për prodhimet shqiptare, kanë sjellë pasojë negative në ekonominë e fermerëve të ndershëm, të cilët gjatë këtij muaji janë detyruar që prodhimet në mungesë të tregut t’i hedhin në kanal.
Top Channel