Fiks Fare/ Tualetet e shkollës 9-vjeçare në Maqellarë të bllokuara, nxënësit detyrohen të kryejnë nevojat në dysheme

08/10/2025 20:59

Një situatë shqetësuese është denoncuar së fundmi nga emisioni Fiks Fare në shkollën 9-vjeçare të Maqellarës, ku prej ditësh tualetet janë jashtë funksioni, duke detyruar nxënësit – përfshirë edhe ata të ciklit të ulët – të kryejnë nevojat personale nëpër korridoret e shkollës.

Emisioni Fiks Fare solli foto dhe video qe tregojnë gjendjen skandaloze të ambienteve higjieno-sanitare. Tualetet janë të bllokuara, dyert janë të dëmtuara dhe në mungesë të një sanitareje për mirëmbajtjen e pastrimin, higjiena është kthyer në një problem madhor.

Drejtori I shkollës tregon se problem është mungesa e santitares “Nuk kemi sanitare, pastrimin e kanë bërë mësuesit dhe nxënësit”, drejtori i shkollës pohoi se këtë vit nuk është mundësuar një punonjës sanitar. Në vitet e kaluara, sipas tij, pagesa për sanitaren bëhej nga prindërit, ndërsa këtë vit, përgjegjësinë ia kanë kaluar bashkisë.

“Situata degradoi sepse nuk kishim një sanitar. Madje, fëmijët e klasave të para nuk arrinin dot as të përdornin tualetet – do t’i bëjmë ‘alla turka’,  deri tani, pastrimi është bërë nga mësuesit kujdestarë dhe vetë nxënësit,” – shtoi ai.

Kur u ngrit pyetja se si është e mundur që një fëmijë i klasës së parë të pastrojë tualetet, drejtori korrigjoi deklaratën e mëparshme, duke thënë se fëmijët kanë pastruar vetëm klasat, ndërsa tualetet janë pastruar nga mësueset.

Gazetarët kërkuan një përgjigje edhe në Bashkinë Dibër. Ku nënkryetari i bashkisë, Lorenc Cibaku.

konfirmoi se janë në dijeni të situatës dhe se është marrë vendimi për të dërguar një sanitare të paguar nga bashkia pranë shkollës 9-vjeçare të Maqellarës.

“Punonjësit e shërbimit kanë qenë në terren për të pastruar tualetet dhe një sanitare do të jetë e pranishme në vazhdimësi,” – tha ai.

Ndërkohë vetëm 2 orë më vonë tualetet zhbllokohen dhe pastrohen nga punonjësit e bashkisë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel