Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, flet avokatja që ishte në Gjykatën e Apelit kur ndodhi krimi: Dëgjova krismat në sallë

07/10/2025 12:19

Mes gjyqtarëve, prokurorëve por edhe avokatëve ka frikë për sigurinë e tyre, një ditë pasi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë u thye siguria dhe një qytetar ngriti dorë mbi vënësin e drejtësisë, gjyqtarin Astrit Kalaja.

Në një sallë ngjitur me atë ku ndodhi krimi që tronditi mbarë vendin ndodhej edhe avokatja e Fierit Solvega Topulli.

Për Top Channel, ajo tregon momentet e vështira dhe kaosin brenda institucionit të drejtësisë ku çedoi siguria.

“Ne fillim nuk e besoja që të shtënat ishin në gjykatë, me pas dola dhe pash një kaos. Ne atë moment kamë ndjerë frik dhe pasiguri, pasi ishte e pabesueshme që një person të hyjë në gjykatë i armatosur  dhe të qëlloj një gjyqtarë”, thotë Topulli.

Shqetësimi më i madh i avokates është siguria në gjykata, sidomos ato në rrethe. Sa i përket Fierit, sipas vlerësimit të saj, masat e sigurisë mungojnë.

Top Channel