Pamje ekskluzive/ “Nuk del gjallë nga salla kush më dënon nipin”, pas kërcënimit arrestohet edhe xhaxhai tjetër i autorit Shkambi
07/10/2025 12:24
Pasi kërcënoi se do kishte sërish vrasje në drejtësi nëse do dënohej nipi i tij, është arrestuar edhe xhaxhai tjetër i autorti, Gjovalin Shkambi.
Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel Klodian Zhivani, ai tha se i ulet në gjunjë familjes së gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, por të njëjtin fat do kenë edhe gjyqtarët e tjerë që do dënojnë nipin e tij.
“Policia e Shkodrës shoqëroi në Drejtorinë Vendore të Policisë për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin Gjovalin Shkambi 49 vjeç, për deklaratën kërcënuese ndaj gjyqtarëve të dhënë në media”, shprehen uniformat blu.
Top Channel