
Gazetarja Anila Hoxha ishte sot në Gjykatën Apelit, brenda korridoreve që përshkoi për herë të fundit Gjyqtari Astrit Kalaja, i cili u drejtua për në sallën numër 3 ku u mbajt seanca gjyqësore ku ndodhi krimi i paprecedentë.
“Kolegët e tij herët në mëngjes kanë vendosur lule homazhi. Sikurse mund ta shikoni, kjo ishte salla ku paditësit u vendosën dhe u ulën në pritje të atij procesi pronësie që kulmoi në krim dhe vrasjen e njeriut të drejtësisë. Para se të shpallej vendimi gjyqtari ishte në këtë podium në një vendimmarrje tjetër.
Menjëherë pasi dy gjyqtarët janë larguar, Gjyqtari ka shpallur një vendim tjetër. Ajo që tregojnë kamerat e sigurisë dhe lidhet me dinamikën, është ngjarja e zbardhur sipas njoftimit të policisë.
Pasi autori Shkambi kreu vrasjen, ia dorëzoi armën punonjësit të sigurisë së brendshme Bledar Panaritit. Ndërsa një tjetër u arrestua se qëndronte në ambientet e dedektorit dhe nuk e vlerësoi dedektorin”-raportoi live gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në krye të detyrës, në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit, në Tiranë.
Top Channel