Në kërkim për kultivim dhe shitje droge, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim në Delvinë
07/10/2025 11:48
Është vënë në pranga 30-vjeçari i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve në territorin e Himarës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi së bashku me shtetasin R. B., i ndaluar më herët, janë autorë të dyshuar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në territorin e bashkisë Himarë, kishin kultivuar bimë kanabisi dhe e përpunonin më tej me qëllim shitjen.
Njoftimi:
Kapet dhe vihet në pranga edhe autori i dytë i shpallur në kërkim, për kultivim dhe shitje narkotikësh në territorin e Himarës, në kuadër të planit operacional “Koordinata”.
Top Channel