Mbeti i plagosur nga të shtënat në Apelit/ Nipi i Rakip Kurtaj për TCH: Shtëpinë e axhës nuk e gëzon askush. Kanë bërë letra false…

07/10/2025 12:04

Babë e bir, të cilët mbetën të plagosur nga të shtënat me armë dje në Gjykatën e Apelit kanë dalë sot nga spitali, pasi janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkëlqim Kurtaj, nipi i Rakip Kurtaj, i cili mbeti i plagosur dje, ka deklaruar se “shtëpia është e axhës, nuk e gëzon askush”, raporton gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj.

Janë 30 familje, çohet ai nga Dukagjini dhe thotë ‘është toka e gjyshit’. I kanë bërë letrat false, kanë marrë lekë me fajde, me ça po thonë njerëzit, se unë nuk e di, janë zhytur në borxhe. I kanë shkuar puna me gjyqe se askush s’ia ka marrë përsipër për t’ia dhënë. U ka shkuar puna o me vra veten, o këta të tanët. Iku rahmetliu (gjyqtari). Më vjen keq për gjyqtarin, ishalla i ka shkuar shpirti në xhenet. Shtëpinë nuk e gëzon kurrkush, është e axhës.”, u shpreh ai për TCH.

Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe djali i Rakip Kurtaj.

Djali ka marrë një plumb në krah, i cili ka hyrë dhe dalë pa shkaktuar dëmtime të rënda, ndërsa i ati ka pësuar djegie sipërfaqësore nga goditja, por nuk është qëlluar drejtpërdrejt me armë.

Top Channel