Kreu i policisë së Shtetit dhe i Tiranës mbërrijnë në Gjykatën e Apelit, mbledhje për kushtet e sigurisë

07/10/2025 13:23

Kreu i Policisë së Shtetit Ilir Proda dhe kreu i Policisë Tiranë Elton Alushi kanë mbërritur në Gjykatën e Apelit, aty ku një ditë më parë u vra brenda sallës së gjyqit Astrit Kalaja.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, raporton se pritet një mbledhje për kushtet e sigurisë.

Vrasja ka tronditur opinionin publik. Mbetet shqetësuese sesi arriti të futej brenda në sallë autori i armatosur, kur në këtë institucion, si në çdo institucion tjetër, kalohet nëpër disa kontrolle fizike dhe me detektor metalik.

Top Channel