Exclusive/ Vrasja e Astrit Kalasë, të enjten thirret mbledhja e përgjithshme e gjyqtareve të vendit
07/10/2025 11:37
Të enjten do të thirret mbledhja e përgjithshme e gjyqtareve të vendit.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Mbledhja do të zhvillohet pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e djeshme në krye të detyrës në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Kalaja u qëllua për vdekje nga Elvis Shkambi. Të plagosur mbetën dhe babë e bir, pjesë në procesin gjyqësor, ndërsa mësohet se këta të fundit kanë dalë sot nga spitali dhe se janë jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel