Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja nga Elvis Shkambi, Gjykata e Gjirokastrës dhe ajo e Beratit ndërprerjen e seancës

07/10/2025 12:37

Pas ngjarjes të ditës së djeshme, ku mbeti i vrarë brenda sallës gjyqtari Astrit Kalaja, Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka pezulluar të gjitha proceset gjyqësore përgjatë kësaj të marte.

Sipas burimeve në Gjykatën e Gjirokastrës janë parashikuar të zhvillohen vetëm masat e sigurisë dhe asnjë seancë gjyqësore ditën e sotme.

Ndërkohë në një deklaratë në rrjetet sociale Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër shprehet se: “Kjo ngjarje është pasqyrë e realitetit me të cilën përballen institucionet e drejtësisë  duke vënë në dyshim autoritetin gjyqësor  dhe duke cenuar magjistratët që i shërbejnë këtij sistemi. Respektimi i pavarësisë  dhe sigurisë së magjistratëve, krijimi i kushteve optimale për të ushtruar detyrën e tyre është i domosdoshëm për të garantuar integritetin dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor. Në këto momente të vështira shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët e gjyqtarit Astrit Kalaja”.

Ndërkohë, Gjykata e Beratit shkruan: “Ju bëjmë me dije se seancat gjyqësore të planifikuara ditën e sotme datë 07.10.2025 dhe nesër datë 08.10.2025 nuk do të zhvillohen, përveç seancave me karakter të ngutshëm, si pasoje e ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme, ku në sallën e gjyqit mbeti i vrare Gjyqtari i Gjykatës se Apelit z. Astrit Kalaja”.

Top Channel