Apeli bojkoton seancat gjyqësore pas vrasjes së Astrit Kalasë, prokurorët dhe avokatët e Gjykatës së Shkodrës refuzojnë të zhvillojnë seanca

07/10/2025 11:00

Pas ngjarjes tronditëse të së hënës, ku mbeti i vrarë brenda sallës gjyqtari Astrit Kalaja nga Elvis Shkambi, Gjykata e Apelit ka vendosur të bojkotojë seancat gjyqësore.

Edhe Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, ka pezulluar proceset nga data 7 deri më 10 tetor.

Në Gjykatën e Shkodrës nuk ka një vendim institucional për ndërprerjen e seancave gjyqësore, por me vendim personal gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët kanë vendosur të mos zhvillojnë seanca gjyqësore.

I vetmi përjashtim janë masat e sigurisë.

Në Gjykatën e Lezhës janë ndërprerë të gjitha seancat gjyqësore. Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga trupa e gjyqtarëve të kësaj gjykate, të cilët kanë vendosur që nga sot të zhvillohen vetëm seancat që lidhen me masat e sigurimit personal.

Top Channel