Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja mund të ishte parandaluar? Detektori metalik prej një muaji jashtë funksionit, si e kaloi armën në sallë autori

06/10/2025 21:51

Autori i vrasjes së gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, u fut në ambientet e sallës së gjyqit me armën me vete, e cila nuk u pikas as nga detektori metalik, dhe as nga kontrolli fizik.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, në një lidhje live me emisionin “Top Story” me Grida Dumën, deklaroi se prej një muaji detektori metalik pranë gjykatës i cili bën kontrollin për armë të forta apo zjarri, nuk punonte.

Ky ishte një informacion që ishte i njohur edhe për publikun, teksa kontrolli bëhet fizik nga dy oficerët e sigurisë në këtë Gjykatë.

Por si arriti autori 30-vjeçar të fuste armën brenda Gjykatës dhe të vriste në mes të sallës gjyqtarin, kjo mbetet ende mister dhe po hetohet nga policia.

Top Channel