Studentët në qendër të reformës, Universiteti i Shkodrës hap dyert për një vit akademik të ri me prioritete të qarta

06/10/2025 11:35

Në Universitetin e Shkodrës ka nisur sot zyrtarisht viti i ri akademik.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila uroi studentët dhe pedagogët për një vit të mbarë akademik.

Kumbaro bëri të ditur se në të gjithë vendin këtë vit janë regjistruar 19.671 studentë për herë të parë, ndërsa theksoi se “pas 10 vitesh, ka ardhur koha për ndryshimin e arsimit të lartë”, duke nënvizuar nevojën për reforma dhe modernizim në këtë sektor.

Ndërkohë, në Universitetin e Shkodrës, deri në raundin e dytë, kanë aplikuar 2.088 studentë të rinj, nga të cilët janë regjistruar në vitin e parë 871.

Në fjalën e tij, rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, prof. dr. Tonin Gjuraj, tha se prioritetet kryesore të institucionit mbeten rritja e standardit të mësimdhënies, me në qendër studentin, profilizimi i programeve dhe ligjit të arsimit të lartë, si dhe investimet për përmirësimin e kushteve akademike.

Top Channel