“Nuk kanë dashur policë nëpër këmbë”/ Vrasja e gjyqtarit, Karamuço në “Top Story” për sigurinë në Apel: Aty ku ndodhi ngjarja…

06/10/2025 21:39

“Mund të kemi bërë atentate për interesa pronësie, por jo të kemi vrarë. Kjo ngjarje ka dy vrasës, përveç atentatorit, që vrau një gjykatës të nderuar, i dyti është edhe ai që ka shkruar rregullat.

Me një veprim unilateral administrata gjyqësore marrin përsipër ta caktojnë vetë punonjësin e sigurisë, e ka bërë vetë kancelari i gjykatave, e përcakton rojën në hyrje dhe atë që qëndron në godinë.

Ata kanë kërkuar që të mos kenë policë nëpër këmbë, e kanë thënë ‘na e lini neve të përcaktojmë punonjësit e sigurisë’.

Godina e Apelit ka një specifikë, aty është edhe penalja edhe civilja. Tek civilja aty ku ka ndodhur edhe vrasja nuk ka fare po fare punonjës sigurie. Kanë një person që e kanë marrë nga rruga dhe i kanë thënë hajde se je roje”, tha Kramuço.

Top Channel