Lëvizte me pistoletë në automjet, arrestohet në Krujë 38-vjeçari, në pranga dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të
06/10/2025 10:50
Një 38-vjeçar është arrestuar në fshatin Luz, Krujë, pasi lëvizte me një pistoletë në automjet.
Në pranga kanë rënë gjithashtu dy pasagjerët në të njëjtin automjet, të cilët nuk kallëzuan posedimin e armës. Gjatë kontrollit, policia sekuestronte armën e zjarrit dhe municionin luftarak që mbante i riu pa leje.
Operacioni u realizua nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, me qëllim identifikimin e personave të armatosur që kërcënojnë sigurinë e qytetarëve.
Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: E. M., 38 vjeç, E. D., 34 vjeç dhe I. D., 39 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Top Channel