
SPAK ka zbuluar grupin kriminal që vrau Edmir Bregun në vitin 2021, për motive hakmarrjeje.
Hetimi i kryer në bashkëpunim të ngushtë me Europol, Eurojust, si dhe autoritetet ligjzbatuese të Francës mundësoi zbardhjen e një skeme të organizuar kriminale e përfshirë në Vrasje me paramendim e kryer për hakmarrje, përfshirë dhe mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit si dhe falsifikimi i dokumenteve dhe korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer më shumë se një herë.
Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për hakmarrje dyshohet të jetë Astrit Avdyli, në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, dhe Aldo Avdyli.
Dosja për sagën e vrasjeve të Aleksandër Lahos ose siç njihet ndryshe “Rrumi” ka zbuluar bisedën me Elidon Avdylin.
Aty tregohet se si “Rrumi” kishte planifikuar të vriste Edmir Bregun alias Maloku, bisedë të cilën e ka zhvilluar me Elidon Avdylin në Sky ECC.
Në datën 25 shtator 2020, në orën 19:55, Elidon Avdyli ka filluar të bisedojë me Aleksandër Lahon në lidhje me arrestimin e Edmond Çekiqit për mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit.
“Rrumi” dyshon se arrestimi i Edmond Çekiqit alias Çekes, është bërë me ndërhyrje nga rivalët, për ta larguar atë nga siç e quajnë në bisedë “loja e Durrësit”.
Në orën 20:24, Elidon Avdyli i ka shkruar Aleksandër Lahos se atë javë do të vriste “Malokun”
Në datën 26 shtator 2020, Elidon Avdyli përdorues i Sky ECC ka biseduar me Astrit Balliun alias Avdyli përdorues i Sky ECC. Platforma SkyECC ka ruajtur veprim mesazhet e dërguara nga Astriti.
Në njërin mesazh, Astriti e ka pyetur Elidonin për një person që është kapur me pistoletë dhe ka dalë nga burgu e dyshohet se është shtetasi Edmond Çekiq që e thërrasin Çekiqi.
Në orën 14:11, Astriti i ka shkruar Elidonit se “duhet edhe ai miu se e kena kështu. Po të ik maloku në iherë. Veç kujdes me terezi se do dhon goditje”.
Në datën 26 shtator 2020, ora 08:19, Aleksandër Laho ka filluar të bisedojë me Elidon Avdylin në lidhje me vendndodhjen e Plarent Dervishajt, të cilit në bisedë i referohet me emrin Lenti.
Aleksandri i shkruan se ka marrë informacion se Plarent Dervishaj është në Durrës, dhe se “e kanë parë me një BMW të zezë të blinduar”.
Në orën 08:32, Elidon Avdyli i shkruan se sipas tij, “Kili me Dorianin jepnin informacion te Kalëshi duke iu referuar Arbër Mërkurit”.
Në vijim të bisedës, i shkruan “Rrumit” për shpalljen në kërkim të Enca Kimçes. Pak minuta më pas Elidon Avdyli i shkruan Aleksandër Lahos në lidhje me ngjarjen e Edmir Bregut, i njohur nga ata me nofkën “Maloku”, duke shprehur dyshime se ai “Po fshihet në kalanë poshtë”.
“Rrumi” i është përgjigjur se “sipas tij, Maloku është në roman kallashnikov lëvizshëm”.
Në vijim të bisedës, Aleksandër Laho i thotë Elidon Avdylit se “duhet goditja” dhe se “ata janë bërë shumë të fortë”.
Avdyli i përgjigjet se “këta, Aleksandër, janë shokë me Rrumin”.
Në vijim, “Rrumi” i ka thënë Elidonit: “Kujdes me terezi, se do dhon goditje këta. Lenti ka dalë me Dorianin për me pa punë tek kalëshi.”
Nw dosje del edhe i ndjeri Ermir Dedja, i cili u vra në një atentat në maj të këtij viti.
Në datë 3 tetor 2020, ora 22:19, Elidon Avdyli i ka shkruar Arben Merkurit dhe i kërkon informacion mbi vendndodhjen e Emir Dedjes.
Emir Dedja ishte futur në “listën e zezë”, sipas Elidonit. Në datën 3 tetor 2020, ora 23:33, Arben Merkuri i përgjigjet Elidonit dhe i thotë se Emir Dedja është në katin e 6 dhe i kërkon që të mos bëjë ndonjë veprim. Arben Merkuri i shkruan: “Mos e vrit… E kam fiks.”
Elidonit i kërkohet nga Arben Merkuri që të presë dhe do ta sqarojnë më vonë. Avdyli i përgjigjet: “Pse more shpirt se e kam si nane e ke lon ke ne vet taksi. Si nene.”
Planet e Aleksandër Lahos të njohur si “Rrumi” ishin për të vrarë jo vetëm Plarent Dervishajn por edhe Edmir Bregun ose siç njihet me nofkën “Maloku”.
Në datën 1 tetor 2020, ora 10:13, Aleksandër Laho ka filluar të bisedojë me Elidon Avdylin në lidhje me çështjen dhe situatën e Plarent Dervishit. “Rrumi” i ka shkruar që ka marrë informacion se “Lenti është në Durrës dhe po shet vilën që ka”.
Elidon Avdyli i është përgjigjur që nuk e kishte menduar mirë një lëvizje të tillë nga Plarent Dervishaj, pasi ky i fundit sipas Elidonit, e ka bërë për të mbuluar gjurmët.
Aleksandri i ka shkruar Elidonit “se bastuku tha Kalashit ta heqim, ta qesim”, duke iu referuar vendimit që ai dhe Kalashi kanë për të ekzekutuar shtetasin Plarent Dervishi.
Në orën 10:25, Elidoni i është përgjigjur: “E bëjmë Malokun ditë pas dite”, duke iu referuar çështjes Çekiçi.
Në vijim të bisedës, Aleksandri i shkruan Elidonit për një takim në Tiranë, duke i kërkuar që të shohë personin kryesor dhe të flasë. Me një çast më pas, në nënqeshje, “Piese nga biseda” e lë, sepse Malokun parashitet në mes.
Në një bisedë tjetër në SKY ECC, pjesë e dosjes hetimore, diskutohet mw tej mbi vrasjen e Edmir Bregut. Biseda daton më 21 tetor 2020 mes Ermir Dedjas dhe Elidon Avdylit.
Ermiri Dedja i ka shkruar Elidonit se ka biseduar me një person për punën e “Malos” duke iu referuar Edmir Bregut, që ta ruante pa ndërprerë kundrejt pagesës. Në vijim i ka shkruar se duhet të fillonin goditje se nuk kishin gjë në terezi. Në platformën SkyECC janë ruajtur vetëm mesazhet e dërguara nga Ermiri Dedja.
“Ça po bën, Vlla. si po kalon, krej mirë vlla. Kam bisedu me i rob për punën e malos me e rujt e me ju vu non stop. Po do më kthejë përgjigjë. Për punë lekësh sa do i thash. Se duhet me bo llapitje sesbon se s’kemi gjë në terezi. S’kam ça me humb mo, vetëm marësi ju uroj vetes dhe ju o zot.”
Në datën 22 tetor 2020, në orën 12:58, Ermiri Dedja i shkruan Elidonit se ka mbetur pak i keq dhe se duhet sa më shpejt të bëjnë ndonjë goditje që të marrin veten se po i dilte vjetja nga qejfi, dhe konkretisht Ermiri ka dërguar sms si vijon.
“Ça po bon vlla. Si je, mirë kapo këtu ke lagjja, sa po pi i kafe, po pres i shok t’vi me taku. E mos vi takoj pastaj. Mrena kti muj i ke gjall a vdek thuj kapos, i rrezikshëm je. Hahahahhahha vllai jot ska 2 qind lek t’vogla nxhep hahahhaha. O Allah sa me shpejt naj goditje, t’morrim icik veten. Se kshu po mdel vetja ka qef”
Në datën 25 tetor 2020, në orën 18:05, Ermiri Dedja i ka shkruar Elidon Avdyli se ishte me Piratin dhe një shok në terren dhe se do ta linte Kelin me një shok të kontrollonin njëherë vërdallë me makinë. Ermiri lutet që ta nisnin me mbarësi vitin 2020.
Në orën 18:12 Ermiri i ka shkruar Elidionit dhe se do ta bënin me patjetër pasit vetëm atë gjë kishte ne mendje dhe se shumë shpejt personi që kërkonin do të binte në grackë. Nga konteksti i bisedës dyshohet se bëhet fjalë për kontrollin që Ermiri Dedja me bashkëpunëtorët e vet bëjnë çdo ditë në qytetin e Durrësit për të gjetur shtetasin Edmir Bregu me qëllim për ta vrarë atë.
“Ca po bën kapo. Tashi sa do e lej Kelin me i shok me makinë. Ta nisim me marësi këtë vit që vjen. Do ë bëjmë sesbën, maje mend pra. Mos sot, nesër do bjerë në grackë. 120 euro a ke mundësi të mi japësh se doja të rregulloja makinën”.
Në datën 25 Tetor 2020, ora 19:31, Elidon Avdyli ka zhvilluar një bisede të gjatë me përdoruesin e SkyEc L629B3, i identifikuar si Rumi (Aleksandër Laho). Në bisedë flasin lidhur me planet e nevojshme për të varur personin me emrin Çekiq i identifikuar si Edmond Çekiçi.
Në një bisedë tjetër të zbardhur nga përgjimet e SkyEcc që daton më 10 nëntor të vitit 2020, Ermir Dedja Bisedon me Elidon Avdylin në lidhje me përgatitjet që po bënin për mbushjen e karikatorëve me fishekë dhe pastrimin e armëve me qëllim që të ishin të gatshëm për të kryer vrasje.
Në dosjen hetimore, nga bisedat e zbardhura Ermir Dedja e paraqet veten si ‘misionar i dërguar për të pastruar terrenin nga njerëzit e këqij’.
“Ne na ka prurë Zoti me maru robt e këqij, me pastru terrenin që të rritet brezi i ri me qytetarizëm të mirë pa negativa vërdallë”-thuhet në bisedën e shkëputur nga përgjimet e SkyEcc.
Në bisedë, Ermiri i dërgon Elidonit foto nga armët, për të cilat i thotë se i ka pastruar me vaj.
Top Channel