Një 32-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Elbasan për dhunë.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale R.Z., 32 vjeç, dhunoi me grushte dhe send të fortë shtetasin A.R., 51vjeç. I lënduari ndodhet në spital dhe po merr mjekim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin R. Z., 32 vjeç, pasi ka goditur me grushte dhe me send të fortë, shtetasin A. R., 51 vjeç, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel