Bashkia e Fierit në pritje të drejtueseve të rinj, sot zyrtarizohen emrat e nënkryetareve dhe Sekretarit të Përgjithshëm

06/10/2025 11:33

Sot zyrtarizohen emrat e nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm në Bashkinë e Fierit.

Reforma në burimet njerëzore dhe niveleve drejtuese në bashkinë e Fierit është në fazën përmbyllëse. Sot drejtuesja politike e Qarkut te Fierit dhe njëherazi zv-kryeministrja, Belinda Balluku, pritet të prezantojë katër nënkryetarët e rinj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të bashkisë së Fierit.

Mes emrave që pritet të marrin drejtimin e bashkisë në postin e nënkryetarit, janë zyrtarë dhe politikanë që nuk kanë qenë më herët pjesë e administratës vendore si Nusret Avdullai, Mirela Pitushi ish deputetë të PS, dhe Mariglen Hoxha, kandidat për deputet. Erald Qirio është aktualisht administrator i Njësisë Administrative Qëndër dhe pritet të emërohet nënkryetar i bashkisë së Fierit.

Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është emëruar Niko Neço( ish-drejtor prokurimesh në Bashkinë e Fierit. Më herët qarkulloi edhe emri i ish-Prefektit Fier, Lefter Shehaj ne postin e n/kryetarit, por Shehaj nuk ka pranuar për arsye angazhimesh te tjera personale.

Me strukturën e re tashmë bashkia do të “blindohet” me katër nënkryetarë dhe një Sekretar të Përgjithshëm për të cilin thuhet se do të këtë shumë kompetenca në vendimmarrjet e bashkisë.

Top Channel