
Pasi la ambientet e SPAK, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha për gazetarët se emri i kryeministrit Edi Rama ka dalë në dosjen “Aruba” në Belgjikë.
Ai u shpreh se një nga pjesëmarrësit e hetuar nga drejtësia belge, ka deklaruar se ka pasur dakordësi më kryeministrin Rama që të paratë e tij të investoheshin në vendin tonë.
“Unë nuk e kam nga gazetari italian. E thatë vetë ju, të parët që kanë zbuluar, që kanë bërë publike dosjen e Arubës është gjykata belge.
Në gjykatën belge ka dalë emri i Edi Ramës. Nuk e di nëse ka dalë si pjesëmarrës në takim, por di 100 përqind të sigurt se një nga pjesëmarrësit ka deklaruar në gjykatë se jemi marrë vesh, kryeministri na ka premtuar se do investojmë paratë tona në Shqipëri.
Dokument për këtë? Edhe po, edhe jo. Konfirmim të plotë kam nga miq të mi. Por atë që thua ti, ende nuk e kam. Konfirmim kam që kjo ka dalë. Pra, Aruba siç e ka marrë belgu… Aruba është 1 milion faqe këtu.
Po kush e hap Arubën? Ky i mban aty. Nuk guxon. Ajo dosje do hapet, nuk do mbyllet kurrë sepse është një akt i shëmtuar. Do hapet patjetër.”, u shpreh Berisha.
Top Channel