Aksident në autostradën Lezhë-Tiranë, përplaset për vdekje nga makina 43-vjeçari (Emri)
06/10/2025 20:40
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lezhë-Tiranë.
Një person dyshohet se ka qenë duke kaluar autostradën kur është përplasur nga një automjet me drejtues 38-vjeçarin Ervis Kalthi. Viktima është një 43-vjeçari Vladimir Leka.
“Më datë 06.10.2025, rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Mamurras–Milot”, automjeti që drejtohej nga shtetasi E. K., 38 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin V. L., 43 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. L. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, raporton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel