Zjarr në katin e 8 të një pallati pranë xhamisë në Fier, shkrumbohet apartamenti

05/10/2025 15:48

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në katin e 8 të një pallati pranë xhamisë në Fier, ku është djegur një apartament.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat e tjera.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel