VIDEO/ Dëmtojnë makinën, pronari nuk kallëzon. Policia zbardh ngjarjen pas pamjeve filmike

05/10/2025 13:41

Zbardhet një ngjarje e ndodhur pasditen e 3 tetorit në qendër të qytetit të Belshit, ku dy persona kanë goditur me shkop druri xhamin e një automjeti.

Nga hetimet e Policisë, dyshohet se rreth orës 17:00, shtetasit E. N., 38 vjeç dhe G. Z., 41 vjeç, për motive të dobëta, kanë dëmtuar automjetin në pronësi të S. F., 53 vjeç, ngjarje e cila është dokumentuar përmes pamjeve filmike.

Megjithatë, pronari i automjetit nuk ka bërë kallëzim për incidentin, ndërsa Policia ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rastit dhe verifikimin e përgjegjësisë penale të të përfshirëve.

Nga hetimet dyshohet se më datë 03.10.2025, rreth orës 17:00, në qendër të qytetit të Belshit, për motive të dobëta, shtetasit E. N., 38 vjeç, dhe G. Z., 41 vjeç, kanë dëmtuar me shkop druri, xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit S. F., 53 vjeç, dokumentuar edhe me pamje filmike.
Shtetasi S. F. nuk ka bërë njoftim në organet e rendit për ngjarjen në fjalë.”, thuhet në njoftim.

Top Channel