Një aksident i rëndë me pasojë pesë persona të plagosur ka ndodhur pasditen e kësaj te premteje në Klos.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Nga aksidenti kane mbetur të plagosur një familje me pesë anëtarë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

“Rreth orës 18:15, në fshatin Fshat, Klos, janë përplasur me njëri- tjetrin dy automjete me drejtues shtetasit D.K., dhe F.B. Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë mbetur të lënduar 4 pasagjerë, që udhëtonin me shtetasin D.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti“-njofton policia.

Top Channel