Nuk iu bind policisë dhe përplasi 9 makina/ Zbulohet e shkuara e errët e Imer Krrashit, i akuzuar për dhunë dhe grabitje

05/10/2025 17:42

Personi në foto është Imer Krrashi, i cili tentoi t’i ikte policisë sot në afërsi të Saukut, pasi përplasi disa persona.

Teksa ndiqej nga forcat Shqiponja, Krrashi i armatosur ka përplasur 9 makina, përfshirë një motor. Si pasojë e përplasjes, një polic jashtë shërbimit së bashku me bashkëshorten kanë mbetur të lënduar.

Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e përplasjes. Autori është arrestuar nga forcat policore, teksa iu gjet edhe arma.

Imer Krrashi, i cili përdorte edhe emrat Imer Masha dhe Imer Uka, është emër i njohur për drejtësinë. Ai është akuzuar më parë për vjedhje me dhunë, kanosje, mosbindje dhe plagosje e lehtë.

Top Channel