Dy të vrarë në Kalamata të Greqisë
05/10/2025 21:33
Një atentat me dy të vrarë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në zonën e Kalamatës në Greqi.
Burime policore bëjnë me dije për gazetarin Artur Bibe se njëri prej viktimave është shtetas grek dhe pronar i kampingut ku ndodhi ngjarja 70 vjeç, tjetri rreth 50 vjeç i cili u qëllua pas shpine në tentativë për të shpëtuar prej ekzekutorëve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20.30 të së dielës sipas orës lokale ne një kamping në vendin e quajtur Finikunda në afërsi të Kalamatës.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se dy viktimat janë qëlluar me armë automatike.
Policia po heton lidhur me ngjarjen.
Top Channel