
Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e dyfishtë mbrëmjen e kësaj të diele në Greqi.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së së dielës në kampingun e zonës Finikunda në Mesinia, ku një person ende i paidentifikuar hyri në ambientet e recepsionit dhe qëlloi për vdekje pronarin e kampingut, një burrë rreth 70 vjeç, banor i zonës.
Pak metra më larg, u gjet i vrarë edhe një 55-vjeçar, punonjës i kampingut dhe mik i afërt i pronarit. Sipas burimeve, ai u përpoq të arratisej, por u qëllua gjithashtu për vdekje nga i njëjti autor.
Të dy të plagosurit kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa policia, e njoftuar nga banorë të zonës që dëgjuan të shtënat, gjeti trupat e tyre të pajetë dhe të mbuluar me gjak në ambientet e recepsionit.
Sipas raportimeve, rreth dhjetë ditë më parë, pronari i kampingut ishte kërcënuar dhe dhunuar nga persona të panjohur, por nuk kishte bërë kallëzim në polici, duke shmangur përshkallëzimin e situatës.
Menjëherë pas kësaj, sulmuesi u largua nga vendi i ngjarjes. Hetimet janë në vijim për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Top Channel