“Hap historik”, Auron Tare reagon pas nismës së UNESCO-s: Koha për një Muze Virtual të Trashëgimisë Kulturore të Vjedhur edhe në Shqipëri

05/10/2025 11:12

UNESCO ka prezantuar së fundmi një platformë dixhitale inovative, Muzeun Virtual të Objekteve Kulturore të Vjedhura dhe të Trafikuara, një hap historik në luftën kundër tregtisë së paligjshme të pasurisë kulturore në shkallë globale.

Në një reagim publik në Facebook, studiuesi dhe eksperti i trashëgimisë kulturore, Auron Tare, e ka përshëndetur nismën e UNESCO-s, duke e cilësuar si një model që duhet ndjekur edhe në Shqipëri.

Ai shton se një bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës së Teknologjisë pranë Piramidës do të ishte i nevojshëm për ngritjen e një platforme të ngjashme dixhitale shqiptare.

Reagimi i plotë:

UNESCO sapo ka prezantuar Muzeun Virtual të Objekteve Kulturore të Vjedhura dhe te Trafikuara.

Ky eshte një hap historik për të luftuar tregtinë e paligjshme të pasurisë kulturore boterore.

Kjo platformë dixhitale vizionare shërben si një arkiv i gjallë, i dedikuar për të rindërlidhur komunitetet me trashëgiminë e tyre të vjedhur apo te humbur si dhe për të rritur vemendjen globale mbi vjedhjet dhe grabitjet e pa ligjshme kulturore si dhe për të nxitur përpjekjet për kthimin e objekteve të vjedhura ne vendet e tyre.

Nëpërmjet imazheve me cilësi të lartë dhe të dhënave të verifikuara mbi origjinën e objekteve, Muzeu Virtual nxjerr në pah përgjegjësinë e përbashkët për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të njerëzimit duke siguruar që thesaret e humbura të mos harrohen, por të kujtohen, të rikuperohen dhe të rikthehen në kontekstet e tyre të drejta.

Ky Muze Virtual do ishte nje model i shkelqyer per Ministrine tone te Kultures si dhe per cdo perpjekje ne fushen e inovacionit per te krijuar nje platforme per te gjitha objektet e Trashegimise sone Kulturore qe jane vjedhur ne vite dhe ndodhen ne koleksione private apo Muze boterore te cilat mbajne pjese nga Trashegimia Kulturore Shqiptare.

Duke shpresuar se Ministria e Kultures dhe Qendra ( ne se egziston nje e tille). e teknologjise tek Piramida do te bashkonin forcat per te krijuar nje platforme digitale nje Muze Virtual i koleksioneve shqiptare do te ishte nje risi ne fushen e Trashegimise sone Kombetare.

Top Channel