‘U njoh me një vajzë italiane dhe…’ Edi Tushe rrëfen në “Galeri” historitë e jetës, kujtimet me prindërit dhe drama e vëllait të arrestuar
Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”, finalizoi me sukses një operacion blic, pas informacioneve operative për posedim të paligjshëm të armëve.
Gjatë kontrollit në banesën e personit që u gjetën armët, i cili u arrestua, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, një pushkë, një armë gjahu dhe municion luftarak.
Arrestimi vjen si pjesë e përpjekjeve të strukturave të rendit për të parandaluar dhe goditur krimet që lidhen me armëmbajtjen pa leje në qarkun e Lezhës.
Njoftimi:
Lezhë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
Vihet në pranga poseduesi i tyre.
Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, ka siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri pa leje.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të këtij informacioni, është finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
B. N., 38 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë, 1 armë gjahu dhe sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel