Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku një 14 vjeçare tentoi vetëvrasjen duke u hedhur nga kati 3 policia e Korçës ka proceduar penalisht nënën e tyre.

Sipas të dhënave 42-vjeçarja është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale ‘Fyerje dhe dëmtime të tjera me dashje’, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe ofenduar një 13 vjeçare me të cilën vajza e saj ishte konfliktuar disa ditë më parë.

Si ndodhi ngjarja:

E mitura shkoi drejt aktit të vetëflijimit ndërkohë që nëna e saj kishte shkuar për të bërë një denoncim në polici për shkak të një konflikti që kishte ndodhur në lagje.

Nëna e të miturës jashtë kamerave tha se fëmijët e saj bullizohen, për shkak se babai i tyre ndodhet në burg, ndërsa dy ditë më parë vajza e tyre ishte konfliktuar me një vajzë tjetër dhe ajo kishte shkuar për të kërkuar ndihmën e policisë për këtë shkak, duke lënë 4 fëmijët në banesë.

Sakaq, për mjeken psikiatre, Nikolina Bode, rasti ka në thelb problematika familjare dhe sociale, ndaj kërkon kujdes të veçantë dhe ndërhyrje të menjëhershme.

Top Channel