Tragjedia e trenave në Greqi/ I rraskapitur nga lodhja dhe dhimbja, Pano Ruçi: Nuk e lë grevën edhe nëse vdes, dua të di të vërtetën për djalin

04/10/2025 10:54

I rraskapitur nga lodhja dhe dhimbja dhe me probleme shëndetësore, shqiptari Pano Ruçi vijon në Greqi grevën e urisë për të 20-ën ditë.

Në një deklaruat të dhënë për “Mega”, ai tha se nuk tërhiqet nga greva edhe nëse vdes, dhe se kërkesës për zhvarrosjen e djalit të tij, Denisit, që humbi jetën në tragjedinë e aksidentit të trenave në Tempi.

Ai kërkon që ai të zhvarrosë djalin e tij në mënyrë që të kryhen analizat toksikologjike.

“Po vazhdoj grevën time, nuk do të ndalem, do të shkoj deri në fund. Dua të mësoj të vërtetën për djalin tim. Dua të mësoj se nga çfarë vdiq djali im. Nuk pranoj të bëhet zhvarrosja vetëm për testin e ADN-së”, deklaron ai.

Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë pas gati tre javësh grevë urie. Të premten ai u transferua në Spital, ku mjekët zbuluan hipotension, takikardi, ënjtje të lehtë në gjymtyrët e poshtme dhe një humbje prej 10 kilogramësh.

“Forca ime ka rënë, por njerëzit që vijnë këtu më japin kurajë”, tha ai.

Ruçi u bën thirrje politikanëve që ta vendosin veten “të paktën për një moment” në vendin e tij.

“Të mendojnë si baballarë dhe nëna, me zemrat e tyre dhe jo me karriget e tyre”, tha ai.

Dy vjet pas aksidentit në Tempi, Ruçi thekson se trenat ende qarkullojnë pa asnjë masë sigurie.

“Do të ulem këtu dhe do të vdes. Nuk do të iki nëse kërkesa ime nuk pranohet. Dua të di se si vdiq fëmija im”, tha ai.

Top Channel