Salianji takohet me mbështetësit e tij në Korçë: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga njerëzit

04/10/2025 12:33

Ish-deputeti Ervin Salianji është ndalur sot në Korçë, ku është takuar me miq dhe mbështetës që i kanë dhënë forcë të pashtershme, siç shprehet vetë ai.

“Kemi bërë beteja, kemi ndarë mendime, dhe u çmallëm pas një periudhe të gjatë largësie, që na e imponoi frika e autokracisë. Ky rikthim mes jush më jep energji për betejat që kemi përpara.

Në çdo kohë kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, më kujtoni se forca e vërtetë vjen nga njerëzit. Korça ka qenë dhe mbetet shtëpia ime politike, aty ku nisa dhe ku gjithmonë do të kthehem për t’u ringritur bashkë me ju me shumë dinjitet, vendosmëri dhe besim në të ardhmen”, shkruan Salianji në postimin e bërë në Facebook.

Top Channel