KLSH ka publikuar raportin për Onkologjikun, teksa në një pjesë të saj raportohet për ndryshimin e datës reale të skadencës në sistem dhe probleme të tjera në mjekimet e personave me tumor.

Në të thuhet se nga situata e krijuar në Onkologjik ka pasur risk për ndërprerjen e trajtimit të pacientëve të këtij spitali.

“Nga auditimi i shpenzimeve buxhetore për blerje mallrash dhe shërbimesh, për programin 07330 “Shërbimi i kujdesit spitalor dytësor” bazuar në dokumentacionet e shqyrtuara si dhe korrespondencat zyrtare të vetë institucioneve, buxheti i akorduar për sektorin shëndetësor (përkatësisht për barna) rezulton i nënfinancuar, çka sjell riskun e mungesës së barnave e për pasojë dhe vijimin e terapisë në përputhje me protokollet e trajtimit të sëmundjeve.

Është konstatuar se buxheti i akorduar për sektorin shëndetësor (përkatësisht për barna) rezulton i nënfinancuar, çka sjell riskun e mungesës së barnave e për pasojë dhe vijimin e 11 terapisë në përputhje me protokollet e trajtimit të sëmundjeve.

Në muajin Janar 2021 evidentohen mungesa të barnave kryesorë: Cyclophosphamide, Etoposide, Vinblastine Sulphate dhe Prednisolon. Ndërsa nga barnat suportues evidentohen mungesa për: Omeprazole, Ascorbic Acid, Ondansetron, Loratadine, Human Albumin, Sodium Biocarbonate, Spironolactone, Metronidazol, Metoclopramide Hydrochloride, Magnesium Sulphate, Mannitol, Glucose, Insulin Glargine.

Në muajin Shkurt 2022 evidentohen mungesa të barnave kryesorë: Oxaliplatin, Cisplatin, Carboplatin, Doxuribicin, Trastuzumab, Vincristine Sulphate, Bevacizumab, Irinotecan Hydrochloride Trihydrate, Docetaxel, Gemcitabine, Etoposide, Filgastrim. Ndërsa nga barnat suportues evidentohen mungesa për: Sodium Chloride, Omeprazole, Dexamethasone, Ondansetron, Glucose, Sodium Chloride, Magnesium Sulphate, Potassium Chloride, Folinic Acid, Pyridoxine (Vit B6), Furosemide, Epoietine, Human Albumin, Loratadine, Atropine.

Këto barna janë kërkuar nga Pavijoni i Kimioterapisë Onkologjike dhe Spitali Ditor Onkologjik tek Blloku Farmaceutik nr.7 dhe Sektori i Kapave.

Në muajin Dhjetor 2022 evidentohen mungesa të barnave kryesorë: Etoposide, Irinotecan Hydrochloride Trihydrate, Pertuzumab + Trastuzumab, Cisplatin, Vincristine Sulphate, Dacarbasine, Vinblastine sulphate, Fluorouracil, Carboplatin, Oxaliplatin, Paclitaxel, Etoposide, Doxorubicin,Gemcitabine,Filgastrim,Doxetacel,Prednisolon. Ndërsa nga barnat suportues evidentohen mungesa për: Ondansetron, Sodium Chloride, Dexamethasone, Omeprazole, Glucose, Atropine, Potassium Chloride, KCI, Ascorbic Acid Vitamin C, Spironolactone, Aminoacide Parenterale, Glucose 11%, Epoietine (Erythropoietine), Mannitol, Diclofenac Sodium, Gentamicin, Folinic Acid, Paracetamol, Human Albumin, Granisetron, Heparin Sodium, Amikacine, Ascorbic Acid (Vitamin C), Magnesium Supphate.

Këto barna janë kërkuar nga Pavijoni i Kimioterapisë Onkologjike dhe Spitali Ditor Onkologjik tek Blloku Farmaceutik nr.7 dhe Sektori i Kapave.

Në muajin Qershor 2023, evidentohen mungesa të barnave kryesorë: Doxorubicin, Bevacizumab, Trastuzumab, Filgrastrim, Furosemid, Cetuximab, Oxaliplatin, Carboplatin, Paclitaxel, Gemcitabine, Dacarbasine, Zoledronic Acid, Irinotecan, Cisplatin, Prednisolon.

Ndërsa nga barnat suportues evidentohen mungesa për: Ondansentron, Omeprazole, 29 Magnesium Sulphate, Potasium Chloride, Sodium Chloride, Ondansetron, Mannitol, Atropine, Calcium Chloride, Dexamethasone, Pyrodoxine, Folinic Acid, Glucose, Metoclopramide.

Këto barna janë kërkuar nga Spitali Ditor Onkologjik tek Blloku Farmaceutik nr.7 dhe Sektori i Kapave.

Këto mungesa të konstatuara përbëjnë risk për ndërprerjen e trajtimeve të pacientëve, duke ndikuar negativisht në efektshmërinë klinike dhe në përmbushjen e standardeve të trajtimit onkologjik sipas praktikave mjekësore të njohura. Për më tepër, kjo mangësi paraqet pasiguri lidhur me funksionimin e zinxhirit të furnizimit farmaceutik dhe zbatimin e detyrimeve kontraktuale nga subjektet importuese, si dhe mekanizmat mbikëqyrës të institucioneve përkatëse përgjegjëse për garantimin e qasjes së barabartë dhe të pandërprerë në barna për pacientët që vuajnë nga sëmundjet tumorale”, thuhet në Raport.

Top Channel