
Fale kontributit te shqiptarëve Valdrini i vogël rikthehet i shëruar në studion e emisionit “Për Shqiptarët “ ku lotët e dhimbjes shpesh ndërthuren me lot gëzimi.
Tanimë Valdrini i vogël kthehet për të festuar. Por nëse Valdrini u shërua një foshnjë e vogël vetëm 3 muaj kërkon ndihme.
Dhimbja e Esmeraldës qe prej dhjetës vjetësh vuan me te voglën e saj, përloten çdokënd ne studion e “Për Shqiptaret “ në Top Channel, si edhe ata qe e ndoqën emisionin e te premtes ne shtëpitë e tyre .
Por jo me kot thonë: “Shpresa vdes e fundit” dhe duket se ky moment ngriti ne këmbe studion e “Për Shqiptaret” ku gjithmonë dikush gjen një drite që vezullon për të .
Te dy vajzat u nisen për kurim ne Itali pasi shqiptarët bëhen bashke e vazhdojnë te kontribuojnë në ndihmë të njeri-tjetrit.
Top Channel