
04/10 15:46
Është mbledhur këtë të shtunë Kryesia e PD, ku në fokus të diskutimeve me aleatët janë zgjedhjet në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën.
Në lidhje me bojkotin e parlamentit, Berisha u ka bërë thirrje demokratëve të reflektojnë, sepse nuk është ndëshkim tha ai, por i bëhet qejfi kryeministrit Edi Ramës.
“Kërkoj nga demokratët të arsyetojnë në lidhje me bojkotin, në pamje të parë duket sikur e ndëshkon, por i bën qefin narkodiktatorit. Ai dha shembull për skenarin e përgatitur për të kaluar në 28 minuta programin qeverisës nga qeveria e tij”, tha Berisha duke iu referuar kreut të qeverisë.
“Shpëtimi dhe rezistenca nuk vjen me bojkot, por qëndresë në çdo pozicion”, shtoi Berisha më tej.
Top Channel