
Kjo është rruga që të dërgon tek sera e Vladimir Çelës, nga fshati Karbunarë i Lushnjës, në një sipërfaqe toke prej gjysmë hektari ai ka kultivuar trangull, por që në nisje të sezonit ky fermer deri më tani si shumë kolegë të tij nuk ka shitur asnjë kilogram, edhe pse fugonin e man gjithnjë të mbushur me prodhim me shpresën se një tregtar do të interesohet për të mbjellat deri tani.
“Deri më tani kam vjelur rreth 13 ton sallator dhe kam shitur 0 lekë, dëmi ekonomik llogaritet tek 78 milion lekë të vjetra”, tha fermeri.
Të gjitha këto arka të mbushur me trangull nuk do të shkojnë në treg por në kanal, edhe pse Vladimir kësaj herë përdori kontrollin biologjik, pra zero pesticide, përsëri bujqësia e pastër nuk i garantoi atij fitimin. Në këtë kushte Vladimir kërkon urgjentisht që të gjithë fermerëve t’iu analizohet produkti me qëllimin e vetëm që të ndëshkohet i pandershmi dhe të vlerësohet bujku që do tokën shqiptare.
“Ky prodhim është gjynah të mos shitet, le t’i bëj analizat kush të dojë. Tani ky prodhimi e kishte vendin për në treg, në mungesë të tij është i destinuar të hidhet poshtë”, tha ai.
E gjithë sera është e mbushur me prodhim, por mungesa e tregut për fermerin nuk përkthehet vetëm në humbje financiare, por edhe dhimbje shpirtërore.
“Të dhëmb shpirti se i thonë gjithë ajo punë”, tha fermeri.
Ndërkohë që Ministria e Bujqësisë kujdeset të publikojë në rrjetet sociale suksesin e eksporteve të muajit gusht, ka harruar të mere me realitetin e muajit gusht, sepse histori si kjo e Vladimirit ka kudo në këtë zonë, jo më larg se 10 metra nga sera e Vladimirit ne gjetëm një tjetër serë më bimë të thara dhe trangull të kalbur të pashitur, sepse mungesa e tregut ka prekur të gjithë fermerët e serave në Karbunarë dhe jo vetëm.
Top Channel